Marc Casadó pritet të largohet nga Barcelona në ditët e ardhshme, ndërsa klubi katalanas po shqyrton ofertat e ardhura për mesfushorin. Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është duke vlerësuar opsionet për të ardhmen e Casados, ndërsa 22-vjeçari nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjet e ardhshme të fazës përgatitore.
Mungesa e tij në grup shihet si një sinjal i qartë se Casadó mund të jetë pranë largimit nga “Camp Nou” gjatë kësaj vere. Barcelona tashmë po analizon ofertat që ka në tavolinë dhe pritet që në ditët në vijim të marrë një vendim për destinacionin e ardhshëm të mesfushorit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
