Ish-avokati personal i presidentit Donald Trump, Todd Blanche, është konfirmuar si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së (Attorney General), zyrtari më i lartë i vendit për zbatimin e ligjit. Blanche u konfirmua me 50 vota pro dhe 49 kundër, ndërsa senatorët republikanë Susan Collins dhe Lisa Murkowski votuan kundër tij.
Senatori Bill Cassidy ishte vota vendimtare, pasi më herët kishte deklaruar se besonte se Blanche ishte kandidati më i mirë që presidenti do të propozonte. Në Uashington ishte pritur me interes vendimi i Cassidy-t, për shkak të viteve të përplasjeve mes tij dhe Trumpit.
Votimi i dha fund një përplasjeje të gjatë mes republikanëve në Senat dhe administratës Trump lidhur me Blanche, i cili ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm në detyrë që nga prilli. Të gjithë demokratët votuan kundër emërimit të tij për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë.
Disa senatorë republikanë kishin ngritur shqetësime për mënyrën se si Blanche kishte trajtuar publikimin e dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein, si dhe për rolin e tij në krijimin e një fondi prej 1.8 miliardë dollarësh të Trumpit, të quajtur “anti-weaponization”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
