Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit, pasi kryetari i saj, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë, duke pamundësuar vazhdimin e seancës konstituive.
Lushaku e ka cilësuar si të papërgjegjshme qasjen e LVV-së, duke thënë se deputetët kanë marrë besimin e qytetarëve për të konstituar institucionet. “Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet. kjo është fatkeqësi dhe papërgjegjësi.
Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”, ka thënë Lushaku. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
