Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, para nisjes së seancës konstituive, ka thënë se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme dhe se shpreson që të arrihet një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.
Haziri ka thënë se pret që zhvillimet politike të çojnë drejt normalizimit të situatës në Kuvend, duke kritikuar partinë e parë për neglizhimin e kërkesave për vazhdimin e seancës gjatë ditës së djeshme. “Natyrisht që jemi këtu për të marrë pjesë në seancën konstituive.
Shpresoj shumë që do të ketë ndërruar qasje dhe përkundër zhvillimeve dje dhe thirrjeve tona të respektohet Kushtetuta dhe të konstituohet Kuvendi, u pa që partia e parë e neglizhoi, e mbylli për ditën e djeshme.
Sot po presim që zhvillimet politike të qojnë drejtë normalizimit të Kuvendit të Republikës, në mënyrë që tu jepet shans dhe mundësi zbatimit të zgjedhjeve në rastin e Qeverisë dhe Presidentit”, tha Haziri. I pyetur për deklarimin e Haxhiut se nuk janë procesuar nënshkrimet e mbrëmshme, Haziri tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me LDK-në apo me të personalisht.
“S’ka të bëj me LDK-në, as me mua çështja e nënshkrimeve. S’po kuptoj për çfarë nënshkrimi po flitni. Pyetni ata që kanë shkaktuar procese të tilla, s’ka të bëj me LDK-në, tha ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
