Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij nuk i thotë jo parlamentarizmit dhe nuk do ta bojkotojë punën e Kuvendit. “Në seancë do ta themi qëndrimin tonë. Është seancë antikushtetuese, antidemorkatike që shkel çdo parim të procedurave se si duhet të konstituohet Kuvendi ”, tha ai.
Sipas tij, kreu i LVV-së, Albin Kurti, “po përmbys rendin kushtetues” pas çdo cikli zgjedhor, në përpjekje për ta nënshtruar opozitën. “Është situatë anarkike, jashtë rendit kushtetues”, tha Hoxhaj para nisjes së seancës.
