Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga një grua tjetër dhe tre

0%

Pardje një grua në Malishevë është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër dhe tre burra, ka njoftuar Policia e Kosovës. Pas lëndimeve të marra ajo ka pranuar tretman mjekësor e më pas u dërgua në strehimore. Policia tha se më pas gruan dhe njërin prej burrave të dyshuar i ka arrestuar. Derisa gruaja u lirua në procedurë të rregullt, burri u dërgua në mbajtje.

Dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. “Malishevë , . Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit një femër dhe tre meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara femër si dhe një i dyshuar mashkull janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuari tjerë meshkuj gjenden në arrati”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot