Ministrja në detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci ka uruar organizatorët e DokuFest me rastin e edicionit jubilar të festivalit, duke vlerësuar rolin e tij në jetën kulturore të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Bogujevci tha se për 25 vjet me radhë DokuFest e ka kthyer Prizrenin në “kryeqendrën e filmit dokumentar”, duke e cilësuar festivalin si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend dhe më gjerë.
Sipas saj, edicioni jubilar do të sjellë 104 filma në garë, ndërsa për nëntë ditë Prizreni do të jetë nikoqir i publikut, autorëve dhe mysafirëve nga vende të ndryshme të botës. “Urime ekipit të DokuFest për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe suksese për një tjetër edicion që do t’i japë edhe më shumë jetë qytetit” , ka shkruar Bogujevci.
