Qumështorja “Vita” ka prezantuar disa analiza të cilat, sipas kompanisë, janë marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa rezultatet e paraqitura prej saj tregojnë se qumështi është i pastër. Kjo deklaratë e kompanisë vjen pas publikimit të gjetjeve nga AUV-ja dhe Ministria e Bujqësisë, të cilat ditë më parë njoftuan për rezultatet e një inspektimi në nivel vendi.
Sipas këtyre gjetjeve, qumështi i kësaj kompanie kishte rezultuar me vaj palme të padeklaruar. Megjithatë, kompania ka mohuar këto gjetje, duke prezantuar ato që i ka cilësuar si rezultate zyrtare të analizave. “Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht.
Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)”, thuhet në reagimin e kompanisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
