Grupi parlamentar i Aleancës u ka dërguar kërkesë grupeve të partive të tjera që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme sonte në ora për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit. Gjatë një konference për media, nënkryetari i parë i Aleancës dhe shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, theksoi se grupi i tyre parlamentar do të dërgojë një kërkesë që seanca konstituive të mbahet sonte në ora .
Tahiri ka thënë se me thirrjen seancës konstituive për nesër “jemi duke parë një shkelje të rendit kushtetues nga partia që i ka fituar zgjedhjet”, gjë që, sipas tij, përbën rrezik për vendin, duke mos i konstituar institucionet. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe duhet të respektohet.
Ai tha se Aleanca nuk do të lejojë që të rrezikohen rendi kushtetues dhe demokracia parlamentare në vend. “Në 30 ditë pas certifikimit të rezultateve, më datën 8 korrik janë konstituar, janë certifikuar rezultatet, për 30 ditë rresht kanë ndodhur takime të cilat nuk kanë pasur asnjë synim të konstituimit siç po shihet sonte, mirëpo qëllimi vetëm ka qenë bartja e fajit nga ana e opozitës me qëllimin e vetëm të marrjes së tri pozitave për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila u konfirmua sot edhe në deklaratën para medieve të kryetarit të Vetëvendosjes”- tha ai.
Ai bëri të ditur se grupi parlamentar i AAK-së në koordinim me grupet e tjera parlamentare ka paraqitur kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.
“Si grup parlamentar, në diskutime edhe me grupet e tjetra parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme e cila duhet të thirret sonte në orën , në mënyrë që ne me ushtrimin tonë si deputetë të zgjedhur, të betuar në Kuvend, të mblidhemi dhe të kërkojmë prej kryesuesit të seancës konstitutive të thërrasë seancën dhe sonte ta kryejmë këtë”- tha Tahiri gjatë konferencës për media.
Administrata e Kuvendit të Kosovës njoftoi të premten, më , se seanca konstituive e legjislaturës së re do të mbahet nesër, më , në ora . Në rend dite, sipas njoftimin, është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës nisi të enjten, , por, pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, seanca u shty. Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike për zgjedhjen e presidentit.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më , Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 47.13 % të votave të përgjithshme, duke siguruar 53 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% të votave duke siguruar 18 deputetë, ndërsa Aleanca mori 6.74 % duke fituar 7 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
