Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në lagjen “Apollonia” në Fier. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve edhe te automjetet e tjera të parkuara pranë.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në impiantin e gazit të automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
