Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamaza, është shprehur se situata është serioze, se është duke u cenuar demokracia, Kushtetuta, është duke u prodhuar një situatë që mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme për vendin.
Hamza bashkë me deputetët e PDK-së gjendet në ambientet e Kuvendit edhe pas njoftimit se seanca konstiutive e legjislaturës së re të Kuvendit do të mbahet nesër në ora .
Duke kundërshtuar thirrjen e seancës konstituive, Hamza ka thënë se ne duhet të respektojmë ligjet dhe kushtetutën “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues është i qartë që kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhor, dhe data e fundit është sot.
Cila është logjika përveç dhunimit të Kushtetutës, demokracisë dhe ligjeve që seanca nuk vazhdon sonte po thirret për nesër”- ka thënë ai për mediat nga holli i Kuvendit. Administrata e Kuvendit të Kosovës njoftoi të premten, më , seanca konstituive e legjislaturës së re do të mbahet nesër, më , në ora .
Në rend dite, sipas njoftimit, është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës nisi të enjten, , por, pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, seanca u shty. Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike për zgjedhjen e presidentit.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më , Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 47.13 % të votave të përgjithshme, duke siguruar 53 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% të votave duke siguruar 18 deputetë, ndërsa Aleanca mori 6.74 % duke fituar 7 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
