Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën , me qëllim që të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se veprimet e saj po krijojnë një precedent të rrezikshëm për vendin.
“Po shprehim kundërshtimin më të madh me atë që po i ndodh sonte demokracisë parlamentare. Është shkelje e rendit kushtetues nga partia që i ka fituar zgjedhjet, e cila me vendimet e saj po vendos një shembull që, pa asnjë dyshim, është rrezik për vendin. Qëllimi ka qenë bartja e fajit te opozita dhe marrja e tri pozitave nga VV-ja.
Nuk do të lejojmë që rendi kushtetues të rrezikohet, që Kosova të bëhet parti-shtet”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka bërë të ditur se AAK-ja, në koordinim me grupet e tjera parlamentare, ka iniciuar kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme.
“Si grup parlamentar, në diskutim me grupet parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme që të thirret sonte në orën , që ne të mblidhemi dhe të kërkojmë prej kryesuesit të seancës ta thërrasë seancën dhe sonte ta kryejmë konstituimin”, ka thënë Tahiri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
