Alarmi zgjati vetëm pak orë – 15-vjeçarja e raportuar e zhdukur në

0%

Ka marrë fund me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një vajze të mitur në Malishevë, e cila u gjet të nesërmen në gjendje të mirë shëndetësore. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj, B. K., rreth 42-vjeçar.

Sipas burimeve, babai kishte njoftuar Policinë se kontaktin e fundit me vajzën e kishte pasur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës , pranë furrës “Loriki” në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë. Sipas deklarimit të tij, vajza i kishte thënë se do të dilte për një shëtitje në qytet, por më pas nuk ishte kthyer në shtëpi dhe familja kishte humbur çdo kontakt me të.

Për rastin ishte njoftuar Prokurori për të Mitur, i cili kishte urdhëruar inicimin e hetimeve për person të zhdukur. Megjithatë, mëngjesin e 7 gushtit, rreth orës , babai është paraqitur në Stacionin Policor së bashku me vajzën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, e mitura ka deklaruar se gjatë natës kishte qëndruar me dëshirën e saj te një shoqe në Malishevë dhe Suharekë, por nuk kishte pasur mundësi t’i njoftonte prindërit. Pas intervistimit është konstatuar se vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa më pas është kthyer pranë familjes së saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com