Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër. Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në objektet përreth.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
