E rëndë: 22-vjeçari qëllon veten në kokë në oborrin e shtëpisë në

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Marigona, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Milot Balaj, rreth 22-vjeçar Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, ku i riu dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të qëlluar veten në kokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili e ka transportuar të riun me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, sipas informacionit të fundit të siguruar rreth orës , Milot Balaj vazhdon të jetë me shenja jete, ndërsa mjekët po vazhdojnë përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, kërkimi i ndihmës sa më herët nga familjarët, miqtë ose profesionistët e shëndetit mendor mund të bëjë një ndryshim vendimtar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com