Zelensky mbërrin në Serbi, nesër zhvillon takimin e parë me Vuçiqin

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Serbi për vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet që nga marrja e detyrës në vitin 2019 dhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Zelensky mbërriti të premten në mbrëmje në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ku u prit nga ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Handanoviq.

Në pritjen zyrtare u përfshi tapeti i kuq dhe ceremonia me gardën e Ushtrisë së Serbisë. Gjatë vizitës dyditore në Serbi, presidenti ukrainas pritet të takohet të shtunën me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Beograd, Zelensky do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin serb, Gjuro Macut, me të cilin pritet të diskutojë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zelensky arrives in Serbia for his first official visit, to meet Vučić. pic.twitter.com/liRVOME6S6 — Clash Report (@clashreport) August 7, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com