Ekskluzive | Divorci, sëmundja dhe bixhozi e çuan drejt vetëvrasjes –

0%

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, ku një 31-vjeçar dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës në një zonë pyjore, por arriti të telefonojë Policinë dhe të kërkojë ndihmë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për M.G., rreth 31-vjeçar.

Sipas burimeve, rreth orës , Policia ka pranuar një telefonatë në numrin emergjent 192, ku vetë personi kishte njoftuar se ndodhej në hapësirat pyjore të Parkut të Lirisë në Ferizaj dhe se kishte tentuar vetëvrasjen. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore dhe ekipet reaguese, të cilat kanë lokalizuar 31-vjeçarin dhe kanë parandaluar tragjedinë.

Gjatë ndërhyrjes, Policia i ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe gjashtë fishekë, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe njësia e forenzikës. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, i riu është intervistuar nga hetuesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas burimeve, ai ka shprehur pendim për veprimin e tij dhe ka deklaruar se në këtë gjendje e kishin çuar problemet shëndetësore, divorci dhe varësia nga bixhozi. Ai ka bërë të ditur se do të kërkojë ndihmë profesionale psikologjike. Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në shtëpi, ndërsa lidhur me tentim-vetëvrasjen është përpiluar akt zyrtar.

Ndërkohë, për armën që kishte në posedim është iniciuar procedurë penale për veprën përkatëse. Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, kërkimi i ndihmës sa më shpejt është shumë i rëndësishëm. Mbështetja nga familjarët, miqtë dhe profesionistët e shëndetit mendor mund të bëjë një ndryshim të madh. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com