Protestuesit marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë në

0%

– “Jemi kthyer në lypësa te fëmijët tanë!”- Pensionisti: Minimumi jetik duhet të jetë të kërkesa kryesore! Një pensionist ka ngritur shqetësimin për kushtet ekonomike të të moshuarve nga protesta e 69-të kundër qeverisë, duke kërkuar që minimumi jetik të jetë një nga kërkesat kryesore të qytetarëve.

Ai u shpreh se pa garantimin e minimumit jetik nuk mund të sigurohet një jetë normale dhe bëri thirrje që pensionistët të bashkohen në protestë. “Pensionistët duhet të vijnë të gjithë, të mos rrinë në shtëpi, të mos rrinë skutave, por të vijnë të gjithë këtu. Jemi kthyer në lypësa te fëmijët tanë”, deklaroi ai.

Në fund, ai kërkoi që qytetarët të vijojnë qëndrimin para institucioneve, duke bërë thirrje që të ngujohen para Kryeministrisë. Pensionisti: Duhet të vihet në pikë të parë minimumi jetik, edhe te kërkesat tona. Duhet, sepse pa minimum jetik nuk jetohet. Minimumi jetik është kryesori, është i miratuar edhe në Kushtetutën tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Minimumi jetik është i shkruar në Kushtetutë, ashtu si paga minimale, nuk ka llogari. Pensionistët duhet të vijnë të gjithë, të mos rrinë në shtëpi, të mos rrinë skutave, por të vijnë të gjithë këtu. Jemi kthyer në lypësa te fëmijët tanë. Kemi punuar gjithë jetën. Kam punuar 25 vite, nuk e njohin.

Duhet të vijnë të ngujohen në shesh, të mos flemë në shtëpi, por të ngujohemi para Kryeministrisë. Të shkruhet te pikat tona që duhet minimumi jetik, në çdo lloj qeverie.

Nuk ka shtet pa minimum jetik. – Protestuesit marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë në ditën e 69-të Qytetarët kanë marshuar nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila këtë të premte ka hyrë në ditën e 69-të.

Qytetarët janë nisur në grup drejt bulevardit, duke përsëritur gjatë marshimit disa prej thirrjeve që janë kthyer në refren të protestave të përditshme.

Ndër sloganet e brohoritura nga protestuesit janë: “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Ju erdhi fundi!”, “Edi Rama, jep dorëheqjen!” Gjithashtu, protestuesit kanë përdorur edhe thirrje të tjera kundër përfaqësuesve të qeverisë, ndaj deputetes socialiste Sara Mila: “Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit!” Protestuesit kanë ngritur akuza edhe për situatën në shëndetësi dhe pensionet, duke brohoritur: “Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione, ju vidhni pa pikë turpi, pilaf në jetimore!”

Burimi: Bota Sot