Ekskluzive | Rrahje brutale në HIB Petrol në Prishtinë – katër të

0%

Një përleshje e dhunshme në një pompë derivatesh në Prishtinë ka përfunduar me lëndimin e rëndë të një personi dhe arrestimin e katër të rinjve, dy prej të cilëve shtetas gjermanë. Sinjali mëson se të arrestuar janë Rinor Shala, rreth 22-vjeçar, Sinai Jakupi, rreth 21-vjeçar, Zorgan Asmari, rreth 22-vjeçar dhe Lukas Benito Nerk, rreth 22-vjeçar, ndërsa viktimë është B.K.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur me 6 gusht rreth orës 04:20në pompën e derivateve HIB Petrol, në rrugën Gjilan–Prishtinë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se B.K kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar fillimisht nga ekipi i Urgjencës dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, viktima nuk ka mundur të intervistohet, ndërsa deklarata janë marrë nga dëshmitarët E.H. dhe E. Xh. Në vendin e ngjarjes, Policia ka arrestuar katër të dyshuarit. Dy shtetasit gjermanë janë intervistuar në prani të përkthyesit dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa të katër janë ndaluar për 48 orë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të përleshjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com