Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, nesër nga

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë. Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim. MIT ka bërë të ditur se kufizimi vlen vetëm për autoudhët, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

“Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”, thuhet në njoftim. Nga kjo masë do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria ka kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Burimi: Telegrafi