Shpërndaje në: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar të premten një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor (WNV). Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës, të lindur më 2005. Ai po trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare. Pacienti është në gjendje stabile.
Në njoftim theksohet se pacienti nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë Kosovës në vendet ku aktualisht është raportuar qarkullim i virusit. Virusi i Nilit Perëndimor është një sëmundje sezonale që shfaqet gjatë muajve të verës dhe transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Sipas njoftimit, në Kosovë në periudhën 2021-2025 janë regjistruar 9 raste të tilla.
E sivjet, në Evropë shtatë shtete kanë raportuar raste të tilla. Edhe Arbëri 7 min. më parë PDK: S’do të qëndrojmë duarkryq ndaj shkeljeve kushtetuese të Kurtit IKSHPK-ja ka bërë të ditur se virusi nuk transmetohet nga personi te personi, me kontakte të zakonshme, por kryesisht nga pickimi i mushkonjave të infektuara.
Rreth 80% të personave të infektuar nuk zhvillojnë fare simptoma ndërsa tek rreth 20% mund të shfaqen ethe, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje ose skuqje të lëkurës. Vetëm një numër shumë i vogël i rasteve (më pak se 1%) zhvillon forma të rënda që prekin sistemin nervor, kryesisht tek personat e moshuar ose ata me sëmundje shoqëruese.
IKShPK rekomandon që qytetarët të ndërmarrin masa të thjeshta parandaluese: •Përdorni repelentë kundër mushkonjave sipas udhëzimeve të prodhuesit. •Vishni rroba me mëngë dhe pantallona të gjata, sidomos në mbrëmje.
Edhe Arbëri 33 min. më parë Seanca të shtunën, Cakolli: Cenim i rendit kushtetues, deputetët t’i drejtohen Gjykatës •Vendosni rrjeta mbrojtëse në dritare dhe dyer. •Eliminoni ujin e ndenjur në oborre, vazo, enë ose vende të tjera ku shumohen mushkonjat. •Shmangni qëndrimin jashtë gjatë agimit dhe muzgut, kur mushkonjat janë më aktive. •Mbani të pastra pishinat, shatërvanët dhe sipërfaqet ku mund të grumbullohet ujë.
Edhe Arbëri 39 min. më parë Kuvendi vazhdon seancën konstituive të shtunën Personat që udhëtojnë në vende ku virusi është i pranishëm këshillohen të përdorin masa mbrojtëse kundër pickimit të mushkonjave dhe, nëse zhvillojnë simptoma gjatë ose pas udhëtimit, të kërkojnë ndihmë mjekësore. IKSHPK-ja ka thënë se nuk ka vend për panik.
