Në një ndeshje miqësore të luajtur në Hong Kong të mërkurën, lojtarët e Juventusit mposhtën Chelsean anglez me rezultatin 1-0.
Momenti vendimtar në ndeshje ndodhi në minutën e 68-të kur Kenan Yildiz pasoi në mënyrë brilante te Edon Zhegrova, dhe lojtari i kombëtares së Kosovës goditi cepin e kundërt të portës së kundërshtarit me një gjuajtje mjeshtërore me të majtën për t’i dhënë fitoren ‘Zonjës së Vjetër’. Gjatë festimit, Alajbegovic bërtiti “Shqipe, shqipe” duke duartrokitur yllin kosovar për golin e realizuar.
Alajbegovic, i cili është bashkuar me Juventusin në këtë turne, nuk hyri në lojë dhe e ndoqi këtë duel nga tribunat. Zhegrova a fazer relembrar os seus melhores tempos. ☄️🎯 pic.twitter.com/sI3KmEmCPd — Futeb⚽l T⚽tal (@Futeb0lT0tal) August 7, 2026 Ai u bashkua vetëm së fundmi me gjigantët e Torinos, kështu që stafi i trajnerëve i udhëhequr nga Spalletti vendosi të mos ia linte asgjë rastësisë.
Në vend që të hynin në ritmin garues pa përgatitjen e duhur, Alajbegovic dhe Kolo Muani aktualisht po stërviten veçmas dhe po bëjnë një program të dedikuar individual të fitnesit./ Telegrafi
