Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Korenicë të Gjakovës, ndërsa Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka bërë të ditur se pesë prej tyre janë pranuar për trajtim spitalor. Sipas njoftimit të spitalit, aksidenti ka ndodhur rreth orës , ku janë përfshirë dy automjete.
Të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim në këtë institucion shëndetësor. Spitali ka njoftuar se rreth orës , në Shërbimin Emergjent janë pranuar nëntë pacientë, të cilëve u janë kryer ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë ekzaminimet imazherike, analizat laboratorike dhe konsultimet nga specialistët përkatës.
“Menjëherë pas pranimit janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë ekzaminimet imazherike (RTG dhe CT), analizat laboratorike, si dhe konsultimet nga specialistët përkatës”, thuhet në njoftimin e spitalit. Sipas këtij institucioni shëndetësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.
“Pas ekzaminimit dhe trajtimit, pesë pacientë janë pranuar për trajtim spitalor, ndërsa katër pacientë, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, janë liruar për trajtim në shtëpi”, thuhet më tej në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
