Policia e Kosovës ka gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut, raporton Sinjali. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit dhe kryerjes së detyrave të rregullta, kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur.
Gjatë kontrollit të pusetit, zyrtarët policorë kanë hasur në një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime. Pas nxjerrjes së saj, janë gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake.
Sipas Policisë, në qese janë gjetur: 5 kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër, 2 gjoksore ushtarake, secila me nga tri vende për municion, 1 rrip ushtarak, 4 çanta mbajtëse që vendosen në rrip për karikatorë, 1 çantë mbajtëse për radio-lidhje, 2 çanta ushtarake për municion dhe 1 palë doreza.
Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
