Dy të vrarë në një sulm ukrainas në Krime

0%

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi ukrainas në Krimenë e pushtuar, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse. Agjencia ruse TASS ka raportuar se sulmi ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin Kerç, duke cituar kreun e vendosur nga Rusia në rajon, Sergey Aksyonov, raporton skynews – transmeton Sinjali.

Krimea ka qenë një objektiv i rregullt i sulmeve gjatë përpjekjeve mbrojtëse të Ukrainës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com