Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të

0%

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje, sipas së cilës një sulm ndaj cilitdo prej tre vendeve do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Marrëveshja mes tre aleatëve të Shteteve të Bashkuara synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak dhe parandalimin kolektiv ndaj çdo kërcënimi të jashtëm.

“Synon të forcojë parandalimin kolektiv kundër çdo akti agresioni dhe parashikon përmirësimin e të gjitha aspekteve të bashkëpunimit mbrojtës mes tre shteteve”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Pakto u nënshkrua në Mekë, pas një takimi mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Princit të Kurorës saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif.

Në deklaratë theksohet se marrëveshja mbështetet në lidhjet historike, solidaritetin islamik dhe interesat e përbashkëta strategjike të tre vendeve. Arabia Saudite është një nga eksportuesit kryesorë të naftës në botë, ndërsa Pakistani është i vetmi shtet mysliman që posedon armë bërthamore, çka i jep marrëveshjes një peshë të veçantë strategjike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com