Vdekja e Maradonës, dëshmia tronditëse e masazhatorit

0%

Gati 6 vite pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, në Argjentinë vazhdon procesi gjyqësor për të zbardhur rrethanat e ndarjes së tij nga jeta. Para gjykatës dëshmoi masazhatori i legjendës argjentinase, Nicolas Taffarel, i cili përshkroi gjendjen e rënduar të Maradonës në javët para 25 nëntorit 2020.

“Nuk ngrihej nga shtrati, nuk donte të hante dhe nuk donte të lahej”, – deklaroi ai, duke shtuar se kishte kërkuar vazhdimisht nga stafi mjekësor ta monitoronte çdo ditë, shqetësim që sipas tij provohet edhe nga një mesazh audio i paraqitur në gjykatë. Taffarel kujtoi edhe takimin e fundit më : “I propozova të pinim një mate. Ai më tha: Nuk dua asgjë, Taffita, mjafton kaq.

E pyeta çfarë donte të thoshte dhe ai u përgjigj: Asgjë, mjafton kaq”. Në gjyq po shqyrtohen edhe orët e fundit të jetës së Maradonës. Shtatë profesionistë të ekipit mjekësor akuzohen për neglizhencë dhe për mungesë kujdesi, akuza që ata i mohojnë. Nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë deri në 25 vite burg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot