Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se në disa rajone të vendit janë duke u zhvilluar vranësira konvektive, që po krijojnë kushte për reshje shiu. Sipas IHMK-së, këto vranësira mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në disa zona, edhe breshër.
“Temperatura momentale arrin rreth 32°C, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme. Reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, por do të jenë të karakterit lokal, me intensitet të ndryshëm nga një zonë në tjetrën” , thuhet në njoftim.
Me këtë rast, IHMK-ja rekomandon që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin informacionet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitete
