Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë

0%

Një javë pasi u përfshi në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Raushiq (Ramun) të Pejës, ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli. Ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që nga 1 gushti, kur ndodhi aksidenti, por nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të rënda që kishte pësuar. Vdekja e tij u konfirmua rreth orës të mëngjesit të 7 gushtit.

Sipas informacioneve nga hetimet fillestare, aksidenti ndodhi pasi një 52-vjeçar, duke drejtuar një veturë, dyshohet se kreu një kthim të pasigurt dhe ia ndërpreu rrugën motoçikletës me të cilën po udhëtonte i ndjeri në të njëjtin drejtim.

Nga përplasja mbetën të lënduar gjithsej shtatë persona, ndërsa më rëndë ishte lënduar 25-vjeçari, i cili qëndroi në gjendje kritike deri në momentin kur humbi jetën. Pas vdekjes së tij, rasti është rikualifikuar si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot