Caktohet orari i Kosovës në Lojërat Mesdhetare

0%

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e luan ndaj Algjerisë ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Për herë të parë ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll do të garojnë në Lojërat Mesdhetare. Ndeshja mes Kosovës dhe Algjerisë zhvillohet më 22 gusht nga ora në Fasano. Më 24 gusht nga ora , vajzat tona luajnë me Greqinë.

Më 26 gusht nga ora është ndeshja Kosovë – Itali, kurse dy ditë më pas, më 28 gusht, Kombëtarja jonë luan me Tunizinë. Ndeshja e fundit në fazën grupore është ndaj Maqedonisë së Veriut, më 30 gusht nga ora . Dhe më 1 shtator janë ndeshjet për plasman përfundimtar. Te hendbollistet garojnë gjashtë ekipe kombëtare.

Përvoja në Lojërat Mesdhetare do të jetë shumë e rëndësishme për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare, por shërben edhe si përvojë e domosdoshme për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot