Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në

0%

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut të Bavarisë, ku humbën jetën tre bashkatdhetarë nga Kosova. Përmes një reagimi publik, Ajeti tha se lajmi për humbjen e jetës së tre shtetasve të Kosovës është pritur me pikëllim të thellë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari”, ka shkruar ambasadori.

Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt Ai bëri të ditur se Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane për të përcjellë nga afër zhvillimet lidhur me këtë rast. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin”, theksoi Ajeti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tre persona nga Ferizaj kanë humbin jetën në një aksident duke u kthyer në Gjermani Në fund, ambasadori u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. “Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, përfundon reagimi i ambasadorit.

Burimi: Telegrafi