E kishte paralajëmruar UEFA një muaj më parë, kurse tani ka marrë formë zyrtare. Omar Abdulkadir Artan, arbitri nga Somalia, të cilit iu ndalua hyrja në SHBA pak para Botërorit, pasi ka të njëjtin emër me pjesëtarin e një grupi terrorist, do të gjykojë Superkupën e Europës mes PSG-së dhe Aston Vilës.
Finalja e Superkupës është programuar të luhet të mërkurën e 12 gushtit, në orën , në “Salzburg Stadion” në Austri. Arbitri që u bë një yll në vendin e tij pas mospranimit në Botëror nga administrata Trump, do të marrë hak për atë hisori të pakëndshme të pak kohëve më parë.
Skuadra e arbitrave të Superkupës së Europës Arbitër kryesor: Omar Abdulkadir Artan (SOM) Asistentë: Liban Abdoulrazack Ahmed (DJI), Stephen Eleazar Onyango Yiembe (KEN) Arbitër i katërt: Rade Obrenovič (SVN) VAR: Marco Di Bello (ITA), Guillermo Cuadra Fernandez (ESP)
