Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të posedimit dhe shpërndarjes së dyshuar të narkotikëve në rajone të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Në Ferizaj, në kuadër të një rasti që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen e paautorizuar të armës, janë ndaluar tre persona të dyshuar.
Rasti është regjistruar më 6 gusht, rreth orës . Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë.
Po ashtu, janë konfiskuar para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi, paketime të zbrazëta të qeseve të najlonit, dy peshore, dy mulli për bluarje të substancave, tetë telefona celularë dhe një DVR i kamerave. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.
Ndërkohë, në Prizren, rreth orës , është arrestuar një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 7.88 gramë substancë të dyshuar si kokainë, një peshore, 12 qese plastike të zbrazëta, 2 mijë e 65 euro, 20 dollarë dhe një telefon mobil.
Edhe në këtë rast, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Raste të posedimit të narkotikëve janë evidentuar edhe në Prishtinë dhe Gjilan. Në rrugën “Hekurudha” në Prishtinë, më 6 gusht rreth orës , Policia ka ndaluar një person me veturë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar 9.61 gramë substancë e dyshuar si marihuanë.
Për këtë rast nuk raportohet për arrestime dhe rasti është nën hetime. Ndërsa në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan, gjatë një pune hetimore në Parkun e Qytetit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 7.20 gramë marihuanë. Edhe ky rast është duke u hetuar.
Këto raste janë pjesë e raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku janë evidentuar disa ndërhyrje dhe hetime që lidhen me posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e dyshuar të substancave narkotike. Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–nëntor 2025 janë arrestuar gjithsej 893 persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë.
Sa i përket konfiskimeve, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar rreth 1332 kilogramë lëndë narkotike, prej tyre 1.52 kg heroinë, 1310 kg marihuanë, 19.5 kg kokainë dhe sasi më të vogla të hashashit, farave të kanabisit dhe drogës ekstazi. Përveç këtyre, janë konfiskuar edhe 6,587 bimë kanabisi në njësi të veçanta
