Hoti: LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve,

0%

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe qëndrimet e fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Hoti ka thënë se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes kompromisit politik. “Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së.

Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka shkruar Hoti. Ai ka kritikuar qasjen e kërcënimeve me zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se një veprim i tillë nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. “Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë.

Përkundrazi”, ka deklaruar Hoti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com