FAO: Çmimet botërore të ushqimeve në korrik, më të lartat në tre

0%

Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në korrik në nivelin më të lartë gjatë më shumë se tre vjetëve të fundit, ndërsa moti i pafavorshëm dhe përshkallëzimi i luftës në Gjirin Persik dhe Detin e Zi mbështetën tregjet e të korrave, ka njoftuar të premten () Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters .

Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s, i cili përcjell ndryshimet mujore në shportën e mallrave ushqimore të tregtuara ndërkombëtarisht, ishte mesatarisht 131.1 pikë në korrik, nga 130.3 në qershor dhe niveli më i lartë që nga janari 2023.

Një rritje prej 3.4% mujore në Indeksin e Çmimeve të Drithërave të FAO-s nxiti trendin, të shkaktuar nga ana tjetër nga rritja prej 5.8% në çmimet e grurit, ka njoftuar agjencia. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo