38-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksident në Mirditë

0%

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë fshatit Fan, në Mirditë, i ka marrë jetën një 38-vjeçari nga Kosova. Viktima është Lorik Deçi, i cili prej shumë vitesh jetonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Të shumtë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një njeri të respektuar dhe të dashur. “Lamtumirë, Lorik… Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas.

Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi