Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit në valixhen e tij është gjetur një armë. Rasti ka ndodhur më 6 gusht, rreth orës . Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar pasi gjatë kontrollit të valixhes së tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz, pa fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen e mbajtjes së armës apo destinacionin e udhëtimit të personit.
