Ekskluzive | Ahengu kthehet në poligon qitjeje në Prishtinë – të

0%

Një aheng familjar në fshatin Barilevë të Prishtinës është shndërruar në skenë të të shtënave me armë zjarri, duke detyruar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës. Sinjali mëson se të dyshuar për rastin janë Edmond Shala , 25 vjeçar dhe Shemsi Shala , 60 vjeçar. Sipas burimeve, rreth orës Policia ka pranuar informatë se në një aheng po dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe 17 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Gjatë veprimeve hetimore, Edmond Shala ka pranuar se kishte qëlluar me një pushkë automatike AK-47, të cilën ua ka dorëzuar zyrtarëve policorë së bashku me 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ndërkohë, Shemsi Shala ka dorëzuar një pistoletë Beretta, për të cilën posedonte leje valide, duke pranuar se edhe ai kishte shtënë me të gjatë ahengut. Bashkë me armën janë sekuestruar edhe 14 fishekë të kalibrit 9 mm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë sekuestruar armët, municionin dhe gëzhojat në cilësinë e provave materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com