Prishtina plot me vizitorë, apel për ruajtjen e pastërtisë në sheshet

0%

Me rritjen e numrit të vizitorëve dhe qytetarëve në kryeqytet, është shtuar edhe angazhimi për mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat publike të Prishtinës. NPL Sport Marketing ka falënderuar Kompaninë Regjionale të Pastrimit për punën dhe përkushtimin e ekipeve të saj në mbajtjen e pastër të shesheve të Prishtinës, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të ngarkuar.

Sipas njoftimit, ekipet e pastrimit kanë vazhduar punën në terren për të siguruar që hapësirat publike të jenë në gjendje sa më të mirë për qytetarët dhe vizitorët.

“Falënderojmë Kompaninë Regjionale Pastrimi për punën e tyre të palodhshme në mbajtjen e pastërtisë së hapësirave në sheshet e Prishtinës, sidomos gjatë kësaj periudhe të ngarkuar nga vizitorët dhe qytetarët e shumtë”, thuhet në njoftim. Njëkohësisht, qytetarëve u është bërë apel që të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në hapësirat publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

NPL Sport Marketing ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të përbashkët për një kryeqytet më të pastër.

Burimi: Telegrafi