Arrestohen 3 persona në Ferizaj, policia u gjeti rreth gjysë

0%

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, të enjten, më nën dyshimin për blerje e posedim të narkotikëve dhe si dhe kontroll i paautorizuar i armëve. Policia u gjeti të dyshuarve rreth 485 gramë marihuanë, 181 gramë hashash, 2.1 gramë kokainë. Po ashtu të dyshuarit posedonin edhe para të gatshme. Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një pistoletë me gazë dhe tri boca gazi.

Nga policia mësohet se përpos këtyre janë gjetur edhe paketime të zbrazëta të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave.

Pas dërgimit në stacion policor ku të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori, ky i fundit ka iniciuar veprën penale “Blerja, Posedimi, Shpërndarja dhe Shitja e Paautorizuar e Narkotikëve, Substancave Psikotrope dhe Analoge” dhe veprën tjetër penale “Mbajtje në Pronësi ose Kontroll i Paautorizuar i armës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa prokurori pas intervistimit thuhet se ka marrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Burimi: Kallxo