Anëtari i partisë Guxo, Luan Ibrahim Gacaferi në një postim të tij në facebook ka shkruar se krimineli dhe vrasësi Millan Radojqiç ka pasurrol vendimtar në krijimin e ish qeverive të Kosovës të krijuara nga PDK, LDK e AAK. Ai shkruan tutje se ish qeveritë e kaluara PDK, LDK, AAK, edhe e kanë pritur, këtë vrasës e kriminel, me nga 8-10 orë, për t’i dhënë konfirmimin për të krijuar qeverinë.
Ndryshe, dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjakovë kundër 20 personave. Në mesin e të akuzuarve është edhe Millan Radoiçiq.
Postimi i plotë i Gacaferit: E tash paramendoni vetëm për një sekond, ky far krimineli e vrasës i qindra e qindra shqipetareve të pafajshëm, ka qenë njeriu kryesor qe ka vendosur për krijimin e ish qeverive të Kosovës të krijuara nga PDK – LDK – AAK – Millan Radojqiç(LS)!
Pra ky kriminel e vrasës i qindra e qindra, shqipetareve civil e të pafajshëm, ka vendosur De Facto për gjithçka e për çdo qeveri të Kosovës deri në vitin 2021! Dhe shto pastaj qe ish qeveritë e kaluara PDK LDK AAK Millan Radojqiç, edhe e kanë pritur, këtë vrasës e kriminel, me nga 8-10 orë, të ngujuar në parlament deri sa jau ka dhënë OK për ta krijuar qeverinë!
