Kalulu: Nëse Juventusin e karahasojmë me një film

0%

Mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu, foli mbi sezonin e ri dhe skuadrën bardhezi në një intervistë për “La Stampa”, duke e krahasuar klubin me një film të famshëm : “Nëse Juventusi do të ishte një film? Do të ishte një ‘blockbuster’, kjo është e sigurt. E gjeta…, do të ishte 007. Nuk ka rëndësi cili film, vendoseni ju.

Juventusi do të ishte James Bond, sepse James Bond mbetet gjithmonë James Bond dhe njerëzit do ta shohin gjithmonë. E dinë që, çfarëdo që të ndodhë, ai është një hero. Edhe për çështje stili”. Për trajnerin Luciano Spalletti, francezi tha: “Mendoj se është një avantazh i madh për të gjithë.

Me mënyrën e tij të punës dhe të të parit të futbollit, kur ke më shumë kohë për t’i shpjeguar gjërat, pa presionin e një ndeshjeje të nesërme, është gjithmonë pozitive si për atë që mëson, ashtu edhe për atë që të mëson”. Sa iu përket objektivave, Kalulu ishte i qartë: “Duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, madje shumë më mirë. E dimë që ajo që arritëm nuk ishte e mjaftueshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet të jemi të motivuar dhe të karikuar, por edhe modestë dhe të kujtojmë gjithmonë se çfarë mund të ndodhë”.

Burimi: Bota Sot