Salah nuk është as në top treshe: Zbulohet renditja e 10 lojtarëve më

0%

Ylli egjiptian, Mohamed Salah nuk do të jetë lojtari më i paguar në Superligën e Turqisë këtë sezon, pavarësisht marrëveshjes fitimprurëse të nënshkruar me Trabzonspor. Sipas një renditjeje të pagave bazë neto të publikuar nga Transfermarkt Turkey , ish-ylli i Liverpoolit renditet i katërti me një shifër vjetore prej 10 milionë eurosh.

Listën e kryeson Victor Osimhen i Galatasaray me pagë prej 15 milionë euro. Ederson dhe N’Golo Kante të Fenerbahçes fitojnë të dy nga 11 milionë euro, duke u renditur në vendin e dytë dhe të tretë. Salah është i radhës apo i katërti me 10 milionë euro, pak përpara Leroy Sane që fiton 9 milionë euro te Galatasaray.

Dosja zyrtare e klubit konfirmoi një pagë neto prej 10 milionë eurosh plus një tarifë nënshkrimi prej 7 milionë eurosh çdo sezon, duke krijuar një paketë të garantuar prej 17 milionë eurosh në vit para bonuseve dhe një pjese të shitjeve të fanellave me emrin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Salah u prezantua në stadiumin e mbushur plot të Trabzonsporit, 41 mijë tifozë krijuan një atmosferë për t’u mbajtur mend Në vendin e gjashtë, shtatë dhe tetë renditen lojtarët e Fenerbaces, Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Mason Greenwood me pagë prej 8 milionë eurosh. Lista pasohen nga Anderson Talisca i nënti me 7.5 milionë euro dhe Leandro Trossard me 6.5 milionë euro.

Burimi: Telegrafi