Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Gjilan ka çuar në zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte fshehur në një park të qytetit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës , në rrugën “Xhevat Ajvazi”, në lagjen Bujanina.
Në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, hetuesit e DHTN-së, së bashku me njësinë “Stop Drogave”, kanë realizuar kontroll në parkun e lagjes, ku brenda një vazoje prej betoni kanë gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike. Pas testit fushor, substanca ka rezultuar marihuanë, me peshë 7.20 gram, dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjatë ndërhyrjes policore janë intervistuar pesë persona që ndodheshin në atë lokacion, në cilësinë e dëshmitarëve. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”. Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personit që e kishte fshehur substancën narkotike në park.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
