Një 42-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në ndalim policor, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, të cilën e kishte marrë me veturë në qytetin e Shtimes. Sinjali mëson se i dyshuari është Agim Sahiti 42 vjeçar ndërsa viktima D. A.vjeçare.
Sipas burimeve, e reja është paraqitur në Stacionin Policor në Shtime rreth orës , ku ka raportuar se më herët, rreth orës , pasi ishte hipur në veturën e të dyshuarit në qytetin e Shtimes, ishte ngacmuar seksualisht prej tij. Pas denoncimit, Policia ka shoqëruar të dyshuarin për intervistim në prani të avokatit mbrojtës.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë intervistimit, Agim Sahiti e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Rasti po hetohet si “Ngacmim seksual” Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
