Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast grabitjeje që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në Pejë. Sipas njoftimit të Policisë, më , rreth orës , ishte raportuar një grabitje në një shtëpi në rrugën “Çamëria” në Pejë.
Viktima kishte deklaruar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil. Pas një hetimi intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë, më u arrit identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar lidhur me rastin.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Policia bëri të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.
