Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “grabitje”, lidhur me një rast të ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në Pejë. Sipas policisë, më , rreth orës , Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një grabitje në rrugën “Qamëria”.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes, ku nga viktima ishte mësuar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.
Pas një pune intensive hetimore të Sektorit Rajonal për Hetime, më është bërë identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për këtë rast. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
