Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar të Jarinjës. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për mediumin “KoSSev”, ndërsa sipas raportimit, i ndaluari është nga Kosova. “Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Për momentin nuk janë bërë të ditura arsyet e ndalimit dhe as dyshimet që rëndojnë ndaj tij. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
