“Lagjja jonë është mbuluar nga dhimbja” – reagim pas vdekjes së tre

0%

Gazeta Sinjali raportoi dje se tre kosovarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova. Viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, si dhe Laurent Aliu, 16 vjeç. Pas lajmit tragjik, banorët e lagjes Nuhaj kanë reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke thënë se e gjithë lagjja është mbuluar nga dhimbja.

“Sot lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në njoftim. Banorët kanë lutur që viktimat të prehen në paqe, ndërsa familjarëve u kanë uruar durim dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

“Ngushëllimet më të sinqerta nga të gjithë banorët e lagjes Nuhaj. Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe”, thuhet më tej. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet gjermane. E rëndë: Tre kosovarë humbën jetën në aksident, po ktheheshin nga Kosova në Gjermani Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com