Prej javësh spekulohej nëse Vinicius Júnior do ta linte Real Madridin për t’u transferuar te Arsenali. Megjithatë, transferimi bombastik me vlerë 150 milionë euro, për të cilin flitej se po e përgatisnin “Topçinjtë”, nuk do të realizohet. Real Madridi njoftoi zyrtarisht të enjten se ka zgjatur kontratën me 26-vjeçarin brazilian deri në verën e vitit 2032.
Kështu, Arsenali mbetet pa përforcimin e shumëpërfolur, ndërsa Vinicius publikoi në Instagram një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Ju dua të gjithëve. Faleminderit presidentit, Mourinhos, Junit, Jose Angelit, bashkëlojtarëve dhe klubit”.
